Për herë të dytë brenda 5 muajsh, qytetarët e Kukësit do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e bashkisë.

Në garë përballë njëri tjetrit janë Albert Halilaj nga Partia Socialiste dhe Emri Vata i koalicionit “Bashke Fitojme”.

Të drejtën për të votuar e kanë afro 46 mijë kuksijanë, ndërsa materialet zgjedhore janë shpërndarë në 74 qendra votimi.

zgjedhjet e pjesshme në kukës po mbahen pasi kryebashkiaku i socialistëve, safet gjici që fitoi në vendoret e 14-majit, u shkarkua pas video skandalit seksual në zyrën e tij.

Gjici tashmë po hetohet nga prokuroria e Posaçme për shpërdorim detyre pasi i premtoi protagonistes së videos, Alma Kaçi një tender për sterilizimin e qenve të rrugës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *