E hënë, 28 Shtator 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 26 minuta më parë
Video · Kronikë

Përballja Basha-Balla në gjykatë, kërkohet pushimi i çështjes për “Toyota Yaris”

Gjykata e Tiranës përfundoi shqyrtimin e padisë për shpifje të Taulant Ballës kundër kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës. Prokurori Agron Gjana kërkoi pushimin e çështjes, duke thënë se nuk ka element të veprës penale. Sipas tij, nga foltorja e parlamentit, Basha ka thënë opinione dhe jo akuza.

 

Reklamë

Balla e paditi Bashën për shpifje, lidhur me deklaratat që ky i fundit bëri në kuvend në qershor të 2018. Sipas kryedemokratit shuma e eurove e zbuluar ne makinën Toyota Yaris ishte siguruar nga trafiku i drogës dhe i përkisnin kreut te grupit socialist.

 

Në konkluzionet përfundimtare, avokati i Taulant Ballës kërkoi deklarimin fajtor të liderit të opozitës dhe dënimin e tij.

 

Ndërsa mbrojtësit e Lulzim Bashës pretenduan se në deklaratat e kreut të PD-së nuk ka elementë të veprës penale, duke kërkuar pafajësinë e Bashës.

 

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Basha tha se kërkesës për dënimin e liderit te opozitës i qëndron deri në fund.

 

Gjykata Penale e Tiranës do të shprehet me vendim më datën 21 Janar.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë