Bota
Perandori i ri i Japonisë premton të jetë simbol i unitetit

Perandori japonez Naruhito ka premtuar në fjalimin e tij të parë publik se do të përmbushë rolin e tij si “simbol i shtetit dhe unitetit”.
59-vjeçari zyrtarisht filloi mbretërimin e tij këtë të mërkurë pas një ceremonie të shkurtër por simbolike në Pallatin Perandorak.
Reklamë
Naruhito zëvendëson në fron babain e tij, 85-vjeçarin Akihito, i cili abdikoi për shkak të moshës dhe shëndetit.
Ai është perandori i parë japonez që dorëzoi fronin pas më shumë se 200 vjetësh.
Vazhdo të lexosh
Reklamë






