Nuk ka ndjesi më të mirë se të flesh në një krevat me çarçafë të pastër, por e dini sa shpesh duhen larë ato? Një eksperte e lavanderisë ka zbuluar se fjetja në çarçafë të pistë mund të ketë pasoja më të rrezikshme sesa thjesht aroma e keqe e tyre.

 

Mary Marlowe Leverette thotë se fjetja në një krevat jo të pastër mund të jetë e dëmshme për shëndetin. Duke folur për ATTN, ajo shpjegoi: “Ne djersisim edhe gjatë gjumit dhe trupi lëshon vajra dhe sekrecione të ndryshme, si pështymë, urinë, lëngje nga organet gjenitale etj.

 

Nëse çarçafët nuk lahen rregullisht, ato mund të kthehen në një burim infeksionesh, sidomos nëse keni ndonjë plagë ose gërvishtje në trup. Sipas saj, pëlhurat janë në gjendje të transferojnë infeksione të ndryshme dhe mos larja e tyre shpesh bën që mikrobet e depozituara në to të kalojnë në jastëk e dyshekë, të cilat janë më të vështira për t’u pastruar.

 

Për të shmangur një gjë të tillë, Mary rekomandon që çarçafët të ndërrohen dhe të lahen njëherë në javë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *