Video · Vendi
Për të katërtën ditë, mbështetësit e Berishës mblidhen poshtë shtëpisë së tij
Sot, për të katërtën ditë radhazi mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha janë mbledhur poshtë shtëpisë së tij, në rrugën “Mustafa Matohiti”.
Më 30 dhjetor, lideri i opozitës u la në “arrest shtëpie”, pasi GJKKO pranoi kërkesën e SPAK.
Reklamë
Demokratët kundërshtojnë masën e sigurisë, ndërsa më herët janë shprehur se këto mbledhje janë në solidarizim me ish-kreun e qeverisë.
Pavarësisht se SPAK ka kërkuar që Berisha mos komunikojë me asnjë përveç bashkëjetuesve të tij,ish-kryeministri ka mbajtur fjalime nga dritarja e shtëpisë së tij./vizionplus.tv
Më shumë video
Reklamë




