Ukraina ka nxjerrë Shqipërinë nga “zona e kuqe” për shkak të koronavirusit.

Kabineti i Këshillit të Ministrave të Ukrainës ka ndryshuar kriteret, ku ka përjashtuar Shqipërinë dhe Egjiptin nga lista e “zonave të kuqe”.

Lajmi është dhënë nga ministri ukrainas i Infrastrukturës, Vladyslav Kryklii.

“Lajm i mirë për ata që planifikojnë pushime në Shqipëri dhe Egjipt. Qeveria sapo ka ndryshuar kriteret për përcaktimin e vendeve të “zonës së kuqe”. Tani, pas kthimit nga Shqipëria ose Egjipti, nuk është e nevojshme ti nënshtroheni një testimi apo izolimi 14-ditor për COVID-19”, thotë Vladyslav Kryklii./VIZION PLUS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *