E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Për të gjithë ata që më kanë sharë nga Londra”/ Rama: Punë intensive për aeroportin e Kukësit

Kryeministri Edi Rama e nisi ditën këtë të shtunë duke postuar një video në “Facebook”, ku tregon se puna për aeroportin e Kukësit po vijon.

Sipas Ramës, ky është një mesazh për të gjithë ata që kanë lëshuar komente negative për këtë çështje.

Reklamë

Ai premtoi se vitin e ardhshëm me avionin “Migjeni” do të ketë një udhëtim falas për kuksianët në Londër.

“MIRËMËNGJES, me këtë video të dedikuar për të gjithë ata që më kanë përqeshur për Aeroportin e Kukësit, ku po punohet intensivisht dhe vitin e ardhshëm do të ulim Migjenin, me një fluturim falas për të gjithë ata që më kanë sharë nga Londra????”

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/802056576986678/?t=26

Vazhdo të lexosh

Reklamë