Maji është Muaji Ndërkombëtar i Masturbimit dhe ekspertët e seksit po përfitojnë nga rasti për të ndarë njohuritë e tyre rreth vetëkënaqësisë.

 

Teksa dihet që të dyja gjinitë e kanë të natyrshme dëshirën për të kënaqur veten, shifrat flasin për 20% të grave që nuk janë masturbuar kurrë. Madje, ato as nuk dinë sesi ta bëjnë këtë!

 

Terapistja e seksit, Isiah McKimmie, ndërsa hodhi dritë se pse mund të ndodhë kjo, zbuloi edhe se ky është një gabim. Së pari, Isiah pohoi se vetëm një në katër gra e praktikojnë masturbimin rregullisht dhe shumë nga klientët e saj kanë pranuar se nuk dinë si ta bëjnë këtë.

 

“Masturbimi është një sjellje krejtësisht e natyrshme njerëzore, e njohur në pothuajse çdo kulturë në tokë, por ekziston ende një tabu e madhe, veçanërisht për gratë. Për masturbimin te burrat është folur shumë edhe në ekran. Kurse masturbimi te gratë është mbajtur në errësirë.”

 

Ajo vuri në dukje se ka disa mite kulturore që krijojnë idenë te gratë se seksi është për të kënaqur partnerët e tyre dhe jo veten. Për më tepër, shtoi ekspertja, gratë ofendohen kur duan të kënaqen më shumë.

 

Isiah McKimmie renditi edhe arsyet pse gratë duhet të masturbohen rregullisht. Ajo tha se masturbimi do t’i ndihmojë gratë të arrijnë orgazmën dhe të mësojnë se çfarë iu pëlqen.

 

Po ashtu, është një “çelës” për të luftuar stresin. Ato gra që nuk masturbohen, sipas terapistes, kanë një epsh të ulët seksual, janë të stresuara dhe nuk mund të “çlirohen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *