E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 17 minuta më parë
Video · Kronikë

“Për të ardhur keq”/ Etilda Gjonaj: T’i hetohet pasuria gjyqtares së Elbasanit

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj reagoi për rastin e kryetares së Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, e cila kishte publikuar disa video në “Tik Tok”, teksa ishte në ambientet e gjykatës.

 

Gjonaj kërkoi hetim pasuror për Kapedanin dhe tha se është për të ardhur keq për këtë rast.

 

“Të pakomentueshme shfaqjet e gjyqtares së Elbasanit dhe për të ardhur keq që qysh prej dhjetorit 2019, i kam kërkuar me shkrim KLGJ-së verifikimin dhe marrje mase për të pas lirimit të një subjekti kriminal. Tani uroj që jo vetëm të merret masa e duhur, por edhe të hetohet në mënyrë të thelluar gjendja pasurore e kësaj gjyqtareje. Tipike për një pjesë të atyre që nuk kanë kaluar ende Vetingun dhe vijojnë të gërryejnë drejtësinë nga brenda! ReformaNukDoNdalet dhe kush e ka turpëruar drejtësinë do të përballet me të deri në fund!”, shkruan ministrja Gjonaj në “Twitter”.

Më shumë video

Reklamë