Pas rreth një ore, ka përfunduar takimi mes Ilir Metës dhe Sali Berishës në selinë e Partisë Demokratike.

 

Takimi mes dyshes se koalicionit Bashkë Fitojmë erdhi tre ditë pas zgjedhjeve vendore të 14 majit, ku opozita pësoi humbjen më të madhe.

 

Pas takimit, ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar një konferencë për mediat në orën 13:00, ku pritet të tregojë detaje nga takimi.

 

Pas rezultatit të zgjedhjeve, Berisha i pyetur një ditë më parë nga gazetarja e Vizion Plus Olta bLaceri nëse do të japë dorëheqjen, ai e mohoi në mënyrë kategorike një gjë të tillë.

 

Ndërkohë që pritet të shihet se kush do të jenë hapat e radhës nga kampi opozitar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *