Subscribe

Në javët e fundit edhe në Elbasan është shtuar fluksi i fëmijëve, që paraqiten në urgjencën pediatrike për të marrë trajtim mjekësor. Shqetësimet kryesisht lidhen me virozat e stinës si dhe ndryshimet e temperaturave.

 

IRENA PALLOSHI

MJEKE PEDIATER

 “Ka patur një rritje të ndjeshme të fluksit. Nga 70 vizita në ditë kemi arritur në më shumë se 100, fëmijët vijnë me dhimbje barku kryesisht, të vjella, dehidratim etj.. i mbajmë për terapinë ditore në urgjencë zakonisht ndërsa rastet me komplikacione i shtrojmë në pavion.”

 

Sakaq, mjekët i drejtohen prindërve me këshillën që të mos nxitohen e të mos bëjnë panik në rastet kur shenjat janë të lehta dhe të kujdesen në shtëpi, duke i ofruar të vegjëlve ushqime të gatuara e të freskëta.

 

“Të shmangin ushqimet fast food, të gatuajnë gjëra të freskëta, të bëjnë komposto, lëngje të ndryshme, të kujdesen që fëmijët të jenë të hidratuar. Në rastet e foshnjave të masin shpesh temperaturën nëse grinden dhe të jenë nën kontroll të gjendjes shëndetësore. Nuk kanë pse ti drejtohen spitalit nëse ka njëherë të vjella fëmija, ta mbajnë nën vëzhgim.”

 

Mjekët gjithashtu ngrenë shqetësimin se shumë prindër i drejtohen farmacive për të marrë produkte pa rekomandim dhe bëjnë apel që të hiqet dorë nga kjo praktikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *