“Për ju SPAK funksionon kur godet kundërshtarin”, Balla-Berishës: Nëse ke këllqe gjithë gënjeshtrat që the këtu shko dhe kallëzoi, Metën dikur e masakroje
Ministri i Shteti për Marrdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, iu përgjigj kreut të PD Sali Berisha, pas akuzave të këtij të fundit ndaj kryeministrit Rama dhe gjithë mazhorancës.
Balla tha se të gjitha ato që tha Berisha janë gënjeshtra. Ai ftoi Berishën që mos fshihet nga imuniteti dhe rregullorja e parlamentit që deputeti nuk mban përgjegjhësi për ato që thotë, por nëse ka akuza për mazhorancën t’i kallëzojë në SPAK, duke i kujtuar se çdokush mban përgjegjësi për kallëzim të rremë.
Ndërsa i kujtoi edhe akuzat që dikur Sali Berisha bënte nga foltorja e parlamentit për aleatin e tij Ilir Meta.
“Qytetarët na shohin na ndjekin dhe na besojnë. U bë një debat pak më parë këtu. Nëse një qytetar do të ishte në rrugën e makinës me automjetin e tij dhe nëse do shkelte rregullin, ligji do e ndëshkonte. Ta qartësojmë nuk thuhet askund në rregullore që deputeti të flasë më shumë se 10 minuta. Koha nuk është e transferueshme. Kjo është diçka që ka të bëjë me sensin, me parimin. Për ju nuk ka ligje, nuk ka rregulla, për ju drejtsia funskionon ndaj kundërshtarit, dhe është e kapur kur funksionon ndaj jush. Keni parë krahun tjetër të sallës që të bëjë komente mbi veprimet e drejtësisë, asnjëherë. Kemi bërë komente kur drejtësia ka dhënë verdiktin përfundimtar. Imagjinoni po ju jap një rast shumë konktet 21 tetor 2023, SPAK ngrinte një akzuë për korrupsion ndaj njërit prej jush, unë isha personi që bëra kallëzimin, as unë e asnji koleg i imi nuk bëmë asnjë koment të vetëm. Kemi një avantazh se ju bini brenda sa herë flitet me argumenta. Unë kuptoj që zotëria e të tjerë janë gënjeshtarë patalogjikë, përfitojnë nga imuniteti, që deputeti nuk mban përgjegjësi për atë që thotë në foltore. Erdhi këtu siç e ka zakon 30 e kusur vite dhe ngriti gënjeshtra pafund ndaj kryeministrit, nesh. O zotëri the një lumë gënjeshtrash, merri nesër dhe kallëzo në SPAK. Unë ndaj teje për të gjitha gjërat të kam kallëzuar. Këtë e vërteton drejtësia. Shko bëj kallëzim, sepse gënjeshtra mbeten gënjeshtra. Po ke këllqe shko atje. Ki parasysh, po të kujtojm edhe me ndryshimet e vitit 2016-të, mos harro që mban përgjegjësi për kallëzim të rremë, kjo është arsyeja pse ti nuk e bën. Kjo foltore është ndotur as shumë,s a nuk të besojnë më, se ke gënjyer historikisht për të gjithë kundërshtarët e vet. E mban mend sa e ke akuzuar Ilir Metën, tani erdhe dhe e mbron”, tha Balla.




