Këtë të premte, besimtarët në mbarë botën festuan Fitër Bajramin, festën e shenjtë në komunitetin musliman që përkon me mbylljen e muajit të Ramazanit.
Por ndryshe nga vitet e tjera, muslimanët në Jerusalem nuk mundën dot që të falnin namazin e mëgjesit, pasi xhamia në e famshme, Al Aksa ishte e mbyllur, për shkak të tensioneve të larta që janë shënuar nga sulmet amerikao-izraelit në Iran.
Mbyllja e plotë e vendit të shenjtë u bë për herë të parë në vitin 1967, kur Izraeli pushtoi Jerusalemin Lindor dhe Qytetin e Vjetër.
Xhamia Al-Aksa ndodhet në një kompleks në majë të kodrës që është i shenjtë për myslimanët dhe hebrenjtë. Qasja ka qenë një pikë e nxehtë dhe historikisht ka shkaktuar tensione midis izraelitëve dhe palestinezëve.
Izraeli i ka mbajtur vendet e shenjta në Qytetin e Vjetër të mbyllura për besimtarët e të gjitha besimeve gjatë gjithë luftës me Iranin duke përmendur sigurinë, megjithëse kufizimet kanë pasur efektin më të gjerë tek myslimanët, dhjetëra mijëra që normalisht vijnë për namazin e xhumasë në Al Aksa./vizionplus.tv





