Edhe në Cërrik demokratet këtë të dielë i jane drejtuar kutive te votimeve.

1001 anëtare të PD kane votuar per dy kandidatë për kreun, pikerisht Nadire Paja dhe Myrteza Lici.

Në perfundim ka rezultuar fitues Nadire Paja me 232 vota ndërsa Myrteza Lici mori 60 vota.

Nadire Paja është e para grua në qarkun Elbasanit që fiton si drejtuese deges së Partisë Demokratike, dega e Cerrikut.

Nderkohe ne Kukes pas numerimit te votave, Kryetar i PD dega Kukës u shpall Admir Behlul Sinamati me 91% të votave.

Ne Sarande, Kryetare e PD Sarandë u shpall Manjola Kastriot Nikollo me 73% të votave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *