Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
20 July 2026
Vizion fokus

Ferran Torres vulos Botërorin, Spanja rrëzon Argjentinën dhe ngre...

Pas marrëdhënieve të tensionuara, Trump dhe Sanchez takohen në...

Krizë e thellë në Iran, radikalët akuzojnë udhëheqjen për...

Dita e 50-të e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë...

Dy tërmete godasin Perunë, 6 viktima dhe dhjetëra të...

Shqiptarët kopjojnë në biznes, por çelësi suksesit është identiteti

Punë ka, por nuk ka likuiditet! Ngërçi i bizneseve...

Marrëveshja/ Mijëra aplikime për pension me Italinë

Përballja për Kupën e Botës mes Spanjës dhe Argjentinës,...

Tragjedi! Trageti fundoset në Atlantik me 133 persona në...

Për herë të parë në Tiranë, mbahet mesha për festën e Flamurit në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”

28 Nëntor 12:18

Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë u zhvillua Dhoksologjia e Flamurit, e udhëhequr nga Kryepeshkopi Imzot Joanit. Gjatë fjalës së tij, ai uroi 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe transmetoi një mesazh të rëndësishëm, duke theksuar se Perëndia e ka bekuar vendin tonë me bukuri të jashtëzakonshme, por përgjegjësia për të bërë më shumë për atdheun bie mbi çdo qytetar.

“Në kishë ne themi vazhdimisht, përsëri dhe përsëri në paqe le t’i lutemi Zotit. Pse i përsërisim vazhdimisht? Sepse mund t’i harrojmë dhe Kisha në urtësinë e saj na ka mësuar që shumë gjëra duhet t’i përsërisim. Sot, ne bëjmë një Dhoksologji të Flamurit. Pse kemi vendosur shërbesa të tilla, për dy arsye. E para për të falenderuar Perëndinë. E përsërisim se kemi shumë arsye për ta falenderuar, na ka dhënë një vend të bukur që ka gjithçka dhe jemi në këtë pjesë të globit si kujdestarë të kësaj pasurie, i Zotit është dheu e gjithçka që ndodhet në të, gjë që do të thotë se pronari i të gjithë dheut është Zoti. Ne jemi kujdestarët, përgjegjësia jonë është të jemi kujdestarë të mirë, të mundohemi ta lulëzojmë dhe bekojmë këtë vend. Nëse e bëjmë një vend të mirë, ku njerëzit mund të jetojnë në paqe dhe harmoni, padyshim që nuk do të largohen shumë njerëz. Gjithmonë ka një arsye që disa mund të largohen por një largim masiv nuk do të ndodhë nëse do të jemi kujdestarë të mirë të këtij vendi që na ka besuar Perëndia. E falenderojmë Perëndinë për gjithçka na ka dhënë, por kemi edhe përgjegjësinë për këtë gjë, e të gjithëve. Gjithësekush në vendin ku punon mundohet ta lulëzojë këtë vend. Atdhetari i vërtetë është ai njeri që lulëzon vendin e tij. Në këtë ditë do të uroja të gjithë ju, gëzuar dhe përshumëvjet këtë ditë të bekuar. Perëndia ta bekojë popullin tonë, vendin dhe të përhapë paqen jo vetëm në vendin tonë por edhe në të gjithë botën.”, tha Fortlumturi Joani.

Më herët, Kisha Ortodokse bëri një urim për shqiptarët në këtë ditë të rëndësishme.

“GËZUAR DITËN E FLAMURIT! “O Zot, që bekon dhe shenjtëron, ti bekoje flamurin tonë, dhe shpëtoje shtetin tonë dhe popullin tonë nga çdo rrezik dhe shtrëngesë dhe drejtoje në udhën e dritës, të lirisë dhe të përparimit nën hijen tënde dhe vlerësona ne të pavyerit të kremtojmë këtë ditë të lavdëruar, me nder, shëndet edhe ditë të gjata këtu dhe kudo. Se ti je Perëndi mëshirues dhe njeridashës, dhe ty ta dërgojmë lavdinë, Atit edhe Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani dhe përherë, dhe në jetët e jetëve”. Urata nga Shërbesa e Dhoksologjisë së Flamurit, që kryhet nëpër kishat orthodhokse.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Anash Vendi
Tagged:
festa e flamurit Mesha

Nga e njëjta kategori

Ferran Torres vulos Botërorin, Spanja rrëzon Argjentinën dhe ngre trofeun

më shumë...

Pas marrëdhënieve të tensionuara, Trump dhe Sanchez takohen në finalen e Botërorit 2026

më shumë...

Zjarr masiv në Gjirokastër, flakët përfshijnë sipërfaqe pyjore mes dy fshatrave

më shumë...

Krizë e thellë në Iran, radikalët akuzojnë udhëheqjen për “grusht shteti”

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:08

Ferran Torres vulos Botërorin, Spanja rrëzon Argjentinën...

10:37

Pas marrëdhënieve të tensionuara, Trump dhe Sanchez...

10:25

Zjarr masiv në Gjirokastër, flakët përfshijnë sipërfaqe...

10:22

Krizë e thellë në Iran, radikalët akuzojnë...

9:58

Studimi zbulon ushqimet që ndikojnë në humor,...

9:36

Dita e 50-të e protestës në Tiranë,...

9:14

Dy tërmete godasin Perunë, 6 viktima dhe...

8:46

Shqiptarët kopjojnë në biznes, por çelësi suksesit...

8:23

Punë ka, por nuk ka likuiditet! Ngërçi...

8:01

Marrëveshja/ Mijëra aplikime për pension me Italinë

7:39

Përballja për Kupën e Botës mes Spanjës...

7:17

Tragjedi! Trageti fundoset në Atlantik me 133...

6:48

Aksident në Fier, plagoset 47-vjeçari, dërgohet në...

6:43

Rusia godet disa qytete ukrainase, 4 viktima...

6:16

Përplasen “kokë më kokë” dy automjete në...

6:01

Ethet afrikane prekin derrat në Serbi, shpallet...

5:35

Këto 3 shenja të zodiakut do të...

5:21

Gazetari sportiv gjendet i vrarë në Itali,...

5:06

Trump u bën thirrje republikanëve: Përfshini Iranin...

4:39

Media saudite: Mojtaba Khamenei nuk ndodhet në...

Më të klikuarat

  • Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy të plagosur dërgohen...
  • Shkuan për kontroll, mbahen peng punonjësit e Tatimeve në re...
  • Vrasja makabër në Indi, gruaja i futi gjarprin helmues në dh...
  • Ish-drejtoresha e postës 340 herë në kazino bashkë me bashkë...
  • Tragjedi! Trageti fundoset në Atlantik me 133 persona në bor...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.