Kompania e lodrave “Mattel” ka prodhuar kukullën e parë Barbie me sindromën Down. Në mënyrë që të siguroheshin se kukulla është një përfaqësuese e denjë, kompania bashkëpunoi me “Shoqërinë Kombëtare të Sindromës Down” në Shtetet e Bashkuara.

 

Fizikisht kjo Barbie ka karakteristikat fizike të një personi që vuan nga kjo sindromë, por veshja dhe aksesorët kanë gjithashtu kuptime të veçanta. Bluja dhe e verdha në fustanin me flutura të kukullës, përfaqësojnë simbole dhe ngjyra që lidhen me ndërgjegjësimin për sindromën Down. Tre ndarjet në zbukurimin e varëses së Barbie-t simbolizojnë 3 kopje të veçanta të kromozomit 21-të në vend të 2 kopjeve që kanë njerëzit të cilët nuk vuajnë nga kjo sindromë, shkruan Living.

 

“Kjo do të thotë shumë për pjestarët e komunitetit tonë, të cilët për herë të parë, mund të luajnë me një kukull Barbie që duket si ata. Kjo Barbie shërben si kujtesë se nuk duhet të nënvlerësojmë kurrë fuqinë e përfaqësimit,” tha në një deklaratë presidenti i “Shoqërisë Kombëtare të Sindromës Down”, Kandi Pickard.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *