E premte, 6 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Për herë të fundit agjenti sekret 007!

Pas shumë spekulimesh, pohimesh dhe konfirmimesh, aktori britanik Daniel Craig tha se do të rikthehet sërish në ekranin e madh, në rolin e agjentit sekret më të famshëm në botë, James Bond.

 

 

Craig ishte i ftuar në programin “The Late Show” të Stephen Colbert, i cili e pyeti nëse do të luante sërish rolin e Bond. Përgjigjja ishte: “Po”.

Reklamë

 

 

Daniel Craig ka qenë protagonist në 4 filma të James Bond, por deri tani kishte refuzuar të konfirmonte nëse do ta bënte sërish. Por në shfaqjen e “The LateShow”, ai tha se e dinte këtë prej dy muajsh.

 

 

Craig u shpreh se, pas 4 filmave Bond kishte nevojë për një pushim, por pas një reflektimi të thellë kishte vendosur ta bënte sërish, ndërsa theksoi se kjo do të jetë hera e fundit që luan rolin e agjentit sekret.

 

 

Filmi i radhës i sagës James Bond, i 25-ti në seri, është parashikuar të shfaqet për publikun në nëntor të vitit 2019.

Vazhdo të lexosh

Reklamë