Prej mijëra vitesh, vajrat esecialë janë përdorur për qëllime shëndetësore dhe kozmetike. Në ditët e sotme ato i gjejmë kudo nga serumet e fytyrës, shampot e kokës e deri tek maskat rigjeneruese të lëkurës. Vajrat esencialë janë rikthyer fuqishëm gjatë dy viteve të fundit, sidomos në fushën e bukurisë dhe kujdesit për veten. Të shumta janë videot të cilat dalin në platformën “TikTok” që kanë prezantuar audiencën në moshë të re me përfitimet shëndetësore që vajrat kanë për aparatin tretës, ankthin dhe patjetër…trajtimin e flokëve. Po vihet re se shumë vajza e gra po heqin dorë nga produktet e shtrenjta të rritjes dhe trajtimit të flokëve të dëmtuar dhe po kthehen nga produktet më natyrale të përbëra prej një ose dy përbërësve bazë që kanë treguar rezultat ndër shekuj. Këto vajra destilohen nga bimë të ndryshme dhe janë shumë të përqënduara.

 

Në vijim dëshirojmë t’ju tregojmë disa prej vajrave që mund të përdorni për të pasur flokë të gjatë dhe të lëmuar:

 

Vaji i bajames zbut dhe hidraton skalpin e kokës.

 

Vaji i drurit të kedrit dhe sherebelës stimulon nxit rritjen e flokëve.

 

Vaji i kamomilit dhe kokosit u jep flokëve shkëlqim, butësi dhe qetëson skalpin e kokës.

Vaji Geranium forcon flokët.

 

Vaji Jojoba i pasuron flokët me lëndët ushqyese të nevojshme.

 

Vaji i livandës ndihmon me kontrollin e zbokthit.

 

Vaji i arganit i ushqen flokët me antioksidantë.

 

Vaji i rozmarinës stimulon rrënjët dhe rrit qarkullimin në lëkurën e kokës.

 

Vaji i drurit të sandalit ndihmon me majat e thata dhe u jep flokëve aromë të mirë.

 

Si mund t’i përdorim këta vajra esencialë?

 

Hidhni në shampoo 4-5 pika nga vaji i cili mendoni se mund t’ju ndihmojë me problematikën që keni. Disa prej vajrave mund t’i vendosni edhe drejtpërdrejtë në skalpin e kokës, por kini kujdes pasi shumë njerëzve mund t’u shkaktojnë skuqje dhe djegie. Lexoni udhëzimet e etiketës sesi mund t’i holloni me ujë dhe mos përdorni asnjëherë më shumë se sasia e rekomanduar. Pasi ta keni vendosur vajin në rrënjë ose në gjatësinë e flokut, mbulojeni kokën dhe mbajeni për 30 minuta. Më pas vazhdoni me procesin e zakonshëm të larjes dhe mos harroni që pas tharjes të përdorni serume kundra nxehtësisë./Living/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *