Subscribe

Të ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus, Agron Llakaj dhe Xhevahir Zeneli përpos bashkëpunimit më të ri nën logon e emisionit “ Fake Off”, kanë treguar më shumë rreth marrëdhënies së tyre jashtë kamerave. Mes të tjerash Xhevahir Zeneli zbuloi se Agron Llakaj është shumë strikt me oraret dhe asnjë nuk mund të futet në mbledhjen e “Al Pazar” me vonesë.

“Kur jemi në punë, është ora 10, unë shkoj në 10:01 minuta, i them mirëmëngjes dhe iki se jam i përzënë. Është e vërtetë për Zotin. I them bëje më mirë me mua dhe të mësojnë këta të rinjtë. Se me mua edhe pajtohet, se ky brezi i ri do pak disiplinë se kur përzuri Xhevon do thonë mendo ne të tjerët. Në orën 10:01 minutë vetëm karrigia e Gonit është bosh por edhe unë jam munduar që mos ti lë shkas si miq se po abuzova unë mendo të tjerë”, – ka deklaruar Xhevahiri.

Edhe pse miqësia e tyre vazhdon prej vitesh kur bëhet fjalë për punë Agroni është tepër i rreptë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *