Pep Guardiola do te jete trajneri i Manchester City, duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Lajmi eshte bere publik nga vete klubi anglez qe deklaroi se diskutimet e nisura qe nga viti 2012, përfunduan me sukses. Guardiola zëvendëson kilianin Pelegrinin, i cili do te largohet ne fund te sezonit, ndersa ka nënshkruar nje kontrate tre-vjeçare. 45-vjeçari ishte trajneri me i suksesshëm te Barcelona, ku arriti te fitonte 14 trofe, përfshi tre tituj kampion dhe dy Uefa Champions League. te Bajerni fitoi dy tituj kampione, nje kupe, nje superkupe te Europes dhe nje trofe te botërorit per klube. Tekniku spanjoll kishte kohe qe kishte deklaruar se do te largohej nga Bajerni, ndersa shume klube angleze kerkonin te përfitonin sherbimet e tij si City, Manchester United, Chelsea dhe Arsenal. Aktualisht te skuadra gjermane eshte ne lufte per tre trofete Bundeslige, Kupe dhe Champions League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *