E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:35 Në vijim ora 00:35: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Pentagoni: Koalicioni ka vrarë gabimisht 18 luftëtarë aleatë

Koalicioni kundër grupit Shteti Islamik vrau të martën gabimisht 18 luftëtarë aleatë të Forcave Demokratike Siriane gjatë një sulmi ajror në verilindje të Sirisë, njoftoi sot Komanda e Forcave Amerikane në Lindje të Mesme (Centcom).

 

Ky incident ndodhi të martën pranë qytetit Tabka, ku ndodhet një digë strategjike mbi Eufrat që aleanca arabo-kurde e Forcave Demokratike Siriane po përpiqet të rimarrë nga ISIS-i, në kuadër të ofensivës kundër Rakas, kryeqyteti de fakto i xhihadistëve.

 

Sipas ushtarakëve amerikanë, ishin vet Forcat Demokratike Siriane që i identifikuan gabimisht luftëtarët e shënjestruar nga sulmi ajror si xhihadistë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë