E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Pensionistët protestojnë sërish para Kryeministrisë

Ashtu si një javë më parë, pensionistët kanë dalë në protestë para Kryeministrisë, të thirrur nga Lëvizja Bashkë.

Ata kanë kërkuar rritje të pensioneve në kufirin e pagës minimale.

Një pensionistë që kishte ardhur nga Shkodra, shprehu shqetësimin e tij, teksa vuri në dukje se nuk mund t’u kërkojë para fëmijëve.

“Pa pension jam unë dhe gruaja. Vij nga Shkodra. Më kanë dënuar siç kanë dënuar priftërinjtë. Origjinal kështu më kanë dënuar dhe mua. Nuk mund t’u biem më qafë fëmijëve. Çfarë t’i kërkoj djalit unë. Ka dy fëmijë, 3 fëmijë. Këta janë kriminelë”, tha ai.

Ndër të tjera pensionistët kanë kërkuar edhe miratimin e minimumit jetik. /Vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë