E diel, 8 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Pensionistët, 3 mijë lekë shpërblim

Pas një viti të vështirë financiar, shoqëruar edhe me kosto të mëdha për rindërtimin pas tërmetit, qeveria vendosi të japë shpërblime për vitin e ri.

 

Mbi 663 mijë pensionistë në të gjithë vendin që do të përfitojnë 3 mijë lekë.

 

Reklamë

Ndonëse në vitet e mëparshme, masa e shpërblimit ishte 5 mijë lekë, vlera e këtij viti reflekton situatën aktuale. Shpërblimi do të shpërndahet gjatë javës së fundit, por edhe në ditët e para të janarit.

 

Gjatë një konference për shtyp, ministrja Anila Denaj u ndal edhe tek situata e bizneseve të dëmtuara pas tërmetit. Sipas saj do të ketë një verifikim të hollësishëm të dëmeve të shkaktuara dhe më pas do të vendoset cfar lehtësirash mund t’iu ofrohen

 

Brenda muajit janar, kohë kur pritet të zhvillohet dhe konferenca e donatorëve, qeveria do të dalë më një shifër përfundimtare të dëmeve që la pas tërmeti.

Më shumë video

Reklamë