E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Pension shtesë për minatorët, naftëtarët dhe metalurgët

Minatore, duke vizituar shoket e tyre greviste, ne diten e peste se greves se urise, ne nje prej galerive te minieres se Bulqizes 1400 metra nen toke. Ata kerkojne plotesimin e kerkesave te tyre ekonomike dhe permiresimin e kushteve te sigurise ne miniere.

Rreth 23 400 minatorë, naftëtarë dhe metalurgë, do të përfitojnë pension shtesë. Projekt ligji që parashikon këtë trajtim financiar, është diskutuar në komisionin parlamentar për Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.

 

Zv/ministri i Ekonomisë dhe Financave, bëri të ditur se shtesa për minatorët dhe metalurgëve do të jetë 1% për çdo vit sigurimi, ndërsa për kategoritë e tjera 0.6%.. Ish metalurgët e Elbasanit shprehen se kombinati metalurgjik në Elbasan ishte një nga veprat më të rëndësishme industriale në Shqipëri, ndërtuar në vitet `70, por që u harruan mbas vitëve 90.dhe këto njerëz që punuan dhe dhanë jetën ndihen të harruar.

 

Reklamë

Është gjë e mirë që qeveria po kthen sytë nga ne, por sipas ish metalurgëve që sot janë në pension, vlera e përfitimit duhet të jetë më e madhe, pasi puna e tyre ka pasur shumë vështirësi, të cilat kanë lënë edhe pasoja shëndetësore tek pjesa më e madhe e tyre.

 

Sipas parashikimeve janë rreth 6.800 metalurg përfitues që përfitojnë nga projekt ligji që është depozituar në Kuvend me procedurë të përshpejtuar dhe pritet të kalojë për miratim në Parlament gjatë seancave  së radhës

Vazhdo të lexosh

Reklamë