E mërkurë, 30 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Pengu i vrarë Jan Prenga/ I akuzuari: Unë kam qenë jashtë shtetit

Ky është Ardian Docaj, 32 vjecari i akuzuar për pengmarrjen dhe vrasjen e jan prengës në 17 janar në Kamëz.

I riu që u vetëdorëzua pak ditë më parë, doli para gjykatës për rivlerësimin e masës së sigurisë së arrestit me burg të dhënë në mungesë.

Reklamë

Gjatë seancës, Docaj pranoi se e kishte ndryshuar emrin nga shkelzen ne ardian, por ai insistoi se nuk ka qenë i përfshirë në asnjë ngjarje me natyrë kriminale.

Ardian Doçaj u vetëdorëzua në pikën kufitare të Hanit të Hotit, pas kthimit nga Austria. Ai sqaroi se gjatë kohës kur ka ndodhur  pengmarrja e Jan Prengës, ai ka qenë jashtë shtetit dhe kjo mund të vërtetohej nga vulat në pasaportën e tij.

Por megjithë pretendimet e tij, gjykata  vendosi ta lërë në burg Ardian Docajn deri në fund të hetimeve.

Familja e 32 vjecarit u godit edhe nga Operacioni Forca e Ligjit. Dy ditë më parë, pasuritë e tij në Shkodër u sekuestruan pikërisht pas nisjes së hetimeve për përfshirjen në veprimtari kriminale në bashkëpunim me grupin hajri në Shijak.

Më shumë video

Reklamë