E premte, 13 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Pengmarrja dhe vrasja e Jan Prengës, Prokuroria ia kalon dosjen SPAK-ut

Prokuroria e Tiranës ka vendosur që dosjen për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës t’ia kalojë SPAK-ut, e cila do të kryejë hetimet e mëtejshme.

 

49-vjeçarit u rrëmbye mesditën e 17 janarit në Kamëz nga dy persona dhe u tortuara për vdekje, por trupi i tij ende nuk është gjendur, ndërsa kërkimet vijojnë.

 

Reklamë

Deri më tani, pesë persona kanë përfunduar në pranga. Bëhet fjalë për Leonard Hajrin, Bajram Hajri, Elton Hajri, 32 vjeç, një tjetër anëtar i familjes me inicialet F.Xh. dhe shoku i tyre, Olsi Turja, 36 vjeç, të gjithë banues në Shijak.

 

Ndërkohë, është shpallur në kërkim vëllai i Leonardit, Altin Hajri, pronar i një kompleksi në Shijak, prej ku u nxor edhe trupi i pajetë i Prengës, që më pas u zhduk nga autorët.

 

Dyshohet se urdhri për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës u dha nga një burg në Ekuador, ku vuan dënimin shqiptari Dritan Rexhepaj, një personazh i njohur i botës së krimit.

Më shumë video

Reklamë