Subscribe

“Vizioni i Pasdites” në një trasmetim maratonë mbrëmjen e sotme ka sjellë mjaft surpzira dhe histori emocionuese për teleshikuesit.

Çfarë pengjesh kanë nga 2023 dhe çfarë presin nga 2024 sipërmarrësja Dorina Mema, gazetari Bledi Strakosha dhe Blerina Braka?

Të gjitha këto i kanë zbuluar përballë moderatores Brikena Prifti.

Dorina Mema: Unë nuk planifikoj asgjë. E marr jetën siç na i ka dhënë Zoti. Është më e bukur kur s’e di çfarë të vjen.

Blerina Braka:  Pak vit i lodhshëm se detyra si nënë nuk është e lehtë. Ka luhatjet e fëmijës.

Dorina Mema: Sakrificë sepse paralelisht është dhe pjesa e bzinesit e karrierës. Kam gjëra të tjera që ndoshta dal te fjala sakrificë. Jetojmë në një vend të mirë. Me çfarë shikojmë nëpër botë, duhet të jemi shumë mirënjohës për atë që kemi, për Shqipërinë dhe duhet të dimë ta mbajmë. Atë që e kemi traditë duhet ta vëmë në piedestal. Unë jam e lodhur në këtë jetë sepse ia kam dalë vetë. Duhet të kemi shumë kujdes për familjen ta duam atë. Ne e kemi traditë dhe për këtë na do bota, nuk duhet ta humbasim, pavarësisht modernizimit.

Bledi Strakosha: Para viteve ’90 mungonin shumë gjëra, kemi qenë shumë të varfër dhe darka e Vitit të ri ka qenë e plotë. Ndërsa tani mund t’i hamë të tre vaktet ashtu.

Bledi Strakosha: Ajo që më lëndoi nga largimi nga RTSH është fakti se unë jam rritur atje. E gjithë jeta ime ka qenë e lidhur me këtë televizion. Është si të thuash më nxorën nga shtëpia e prindërve të mi. Këtë e vuaj pak, por aty ishte krijuar një atmosferë aspak e këndshme dhe më duhej kjo frymëmarrje. Në këtë rast në 2024 do kem më shumë ëndrra, përpjekje dhe mbase më shumë realizime.

Blerina Braka: E shoh veten vërtet të fortë. Më duket sikur kjo mosha kur shkon 40, nuk e di…më duket sikur tani fillon vërtet jeta. Për 2024 Blerina do bëjë vetëm punë dhe pushime. E kam shumë të nevojshme pushime në 2024.

Dorina Mema: Unë pres të bëhem qyshe (qesh). Unë e kam dëshirën të madhe për një libër. Do ta mbyllja këtë vit, por kam marrë shumë materiale të tjera dhe mendoj se do ta mbyll këtë vit. Duhet t’i japim fëmijëve disa ide që t’i rikthejmë drejt edukimit, ta lënë ipadin./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *