Subscribe

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela në raportin e përvitshëm në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, i mëshoi faktit se procesi i verifikimit për shkak të dekriminalizimit, po has vështirësi.

 

Pengesë për te kryer verifikimet është ligji shqiptar që nuk njihet nga konventat ndërkombëtare.

 

Kjo çështje ngrihet në një kohë kur Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i kërkon organit të akuzës një hetim të thelluar për 29 emra, 9 prej të cilëve kandidojnë për kryetar bashkie dhe 20 të tjerë për këshillat bashkiakë.

 


OLSI ÇELA


PROKUROR I PËRGJITHSHËM

 

Përgjithësisht pjesa më e madhe e shteteve nuk ofrojnë ndihmë juridike, përsa i përket çështjeve të dekriminalizimit. Kjo është një çështje shqiptare që ne duam ta zgjidhim ndërkombetarisht. Ne veprojmë në bazë të konventave ndërkombëtare që janë në fushën penale. Pa diskutim këto janë instrumentet që ne mund të ndërveprojmë. Që të ndryshojmë këto praktika ndërkomëbëtare kërkohen angazhim në nivel të gjerë, përtej prokurorisë.  Le të themi që është e pamundur për ne që të bëjmë diçka të tillë.

 

Cela u shpreh se janë marrë masat me prokurorë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor për vendoret e 14-majit.

 

Do kemi 13 prokurori që do të angazhohen sepse në datën 1 maj, fillon anagazhimi i këtyre prokurorive me ndryshimin e hartës së re gjyqësore. Kështu që një numër  më i madh i prokurorëve do të jetë i disponueshëm për të vlerësuar çdo material, i cili ka të bëjë me krimet zgjedhore.

 

Ndërkohë, gjatë raportimit në këshill, Çela vuri në dukte mungesën e prokurorëve, një ngërç ky i krijuar nga procesi i vetting-ut në drejtësi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *