E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Pendohet Xhelal Mziu: U emocionova nga momenti

Drejtuesi Politik i PD në Dibër, Xhelal Mziu ka shfaqur pendesë për deklaratën e tij në Maqellarë, ku kërcënoi me vrasje si në Elbasan, nëse tentohet të blihet vota.

 

Përmes një reagimi zyrtar, Mziu tha se është kundër dhunës. Ai shpjegoi se atë deklaratë e ka lëshuar pasi ishte i emocionuar nga momenti.

 

Reklamë

“Me sinqeritetin më të madh, shpreh keqardhjen time dhe pendesën time për komentin tim të panevojshem dje, për shkak të emocioneve të forta të momentit. Dua të jem i qartë: unë mbështes zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jam KUNDËR dhunës dhe blerjes së votës! Jam penduar thellë për komentin tim dhe kërkoj ndjesë para gjithë shqiptarëve.”

 

 

Më shumë video

Reklamë