Subscribe

I penduar dhe në gjendje të rëndë psikologjike, doli para togave të zeza Tajar Kazanxhi, i cili pas një konflikti në familje, vrau me sqepar tri ditë më parë bashkëjetuesen e tij, Natasha Kazanxhi. Pavarësisht pendesës, Gjykata e Krimeve të Rënda la ne burg 55- vjeçarin nga Plugu i Lushnjës. Mes lotëve, Kananxhi, deklaroi se ai e donte gruan e tij dhe se tashmë pas krimit, nuk kishte më motiv për të jetuar. Viktima, ishte nënë e 5 fëmijëve nga martesa e saj e parë.

 

Prej pak vitesh ajo bashkëjetonte me Tajarin. Në prokurori, autori i krimit theksoi se shkak i grindjes kishte qenë kërkesa e Natashës, për t’ia lënë pronësisë se banesës, djalit të saj të vogël. Por historinë nuk mund ta kthej më pas, u shpreh i pandehuri para gjykatës, duke shtuar se, per t’i plotësuar dëshirën e të ndjerës, do ia lere shtëpinë djalit te saj.

 

Pas vendimit të gjykatës, avokatja e të akuzuarit tha se do të kërkojë ekspertizën psikike për klientin e saj. Gruaja e tij, 51-vjeçarja Natasha Kanzanxhi, gjeti vdekjen në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi t’i rezistonte plagëve të rënda në kokë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *