E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Pendohen vrasësit e Laçit: Sherri për një foto në Facebook

Tre autorët e dyshuar të vrasjes së ndodhur në Laç të dielën kanë shfaqur pendesë para hetuesve.

 

“Nuk deshëm t’i vrasim kushërinjtë Jushi. Gjithçka ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër”, mëshohet të jenë shprehur tre autorët.

 

Reklamë

Markel, Manuel e Vinçens Bushi kanë rrëfyer më tej se shkak i vrasjes së dy kushërinjëve Erjon dhe Klevin Jushi u bë një konflikt I nisur për një foto të hedhur në mediat sociale ku të rinjtë shprehën pakënaqësi.

 

Nga hetimet dhe dëshmitë e mbledhura, rezulton se autorët dhe viktimat, janë përplasur fillimisht në ambientet e një lokali në qendër të Laçit, dhe më pas në sherr e sipër janë përdorur armët.

 

Sipas të dhënave, tre autorët dhe dy viktimat ishin të njohur me njëri-tjetrin. Megjithatë ende nuk dihet se cili nga tre autorët ka qëlluar me armë në drejtim të dy kushërinjëve Jushi.

 

Të enjten tre autorët e dyshuar do të dalin para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë