E shtunë, 3 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Pendarovski pesimist për dialogun: Nuk shoh sinkronizim mes SHBA dhe BE për bisedimet Kosovë-Serbi

Vetëm 6 ditë përpara se Prishtina dhe Beogradi të përballen në Shtëpinë  e Bardhë për rifillimin e dialogut, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski është treguar pesimist për arritjen e një marrëveshje të shpejtë pasi sipas tij, nuk ka një balancë udhëheqje mes Washingtonit dhe Brukselit.

Reklamë

STEVO PENDAROVSKI

PRESIDENT I MAQEDONISE SE VERIUT

“Është shumë e rëndësishme të mos kemi konflikt të ngrirë por një konflikt të zgjidhur në mënyrë që gjithë rajoni të hyjë në Europë, aty ku edhe e ka vendin në kuptimin institucional. Unë jam pak i rezervuar në lidhje me periudhën kohore pasi, Amerika si lojtare kryesore në sfond, gjendet pak muaj përpara zgjedhjeve. Dhe BE gjithmonë ka ndjekur udhëheqjen e SHBA. Për momentin nuk shoh ndonjë sinkronizim mes tyre. ”

Në një intervistë për radion Europa e Lirë, kreu i shtetit fqinj ka rikthyer edhe njëherë në vëmendje debatin e shkëmbimit të territoreve. Duke iu referuar marrëveshjes së Prespës, Pendarovski ka argumentuar se i trembet një efekti domino në rajon dhe kërkon garanci nga ndërkombëtarët për të shmangur destabilitetin.

“Ajo që duhet të them është se ndryshimi i kufirit nuk duhet të prodhojë efektin e dominosë në rajon. Nuk duhet të prekë apo shkelë kufijtë tanë. Ne kërkojmë garanci ndërkombetare të qarta, nëse një zgjidhje e tillë është duke u folur në tryezë dhe nëse pranohet nga Beogradi dhe Prishtina.”

Presidenti Stevo Pendarovski ka theksuar se të gjitha vendet e rajonit do ti ndjejnë efektet e zgjidhjes së konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë, qofshin ato te mira apo te keqija.

Vazhdo të lexosh

Reklamë