Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski shfrytëzoi fjalën e tij në Samitin e Paqes së Europës Juglindore që u mbajt në Tiranë për të shigjetuar BE-në e cila nuk I dha një “PO” hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe vendin e tij.

Ai tha se kjo gjë përbën rrezik për Ballkanin pasi vala e populizmit dhe radikalizimit me të cilën përballet Europa mund të rritet në këtë rajon. Pendarovski apelo që vendet ballkanike të investojnë më shumë tek vlerat e fqinjësisë dhe miqësisë për të shmangur rikthimin ne të kaluarën në Ballkan.

 

 

“Vala e populizmit dhe radikalizimit me të cilën po përballet Europa ende po gjen vend ku mund të rritet në Ballkan. Nga ajo që kemi mësuar nga historia në Ballkan, është që kemi përgjegjësi shumë të madhe përballë trendeve negative dhe të vazhdojmë t’i drejtojmë shoqëritë tona bazuar në vlerat europiane. Vlerat europiane duhet të fitojnë mbi vlerat populiste dhe me këtë lloj narrative ne duhet të krijojmë një atmosferë besimi, miqësie të cilat do të na bëjë të ndërmarrin hapa për të zgjidhur problemet në mënyrë realiste. Kjo është përgjigja ndaj çështje të mëdha në rajon që mund të shkaktojë tensione dhe përçarje në rajon”.

 

 

Presidenti i Maqedonisë së Veriut shtoi se të rinjte e rajonit tonë meritojnë një të ardhme të njëjtë si ata të Europës.

 

 “Një gjë shumë e rëndësishme ku bazohet paqja dhe stabiliteti është investimi në popullsitë e reja, duke i mundësuar që të kenë një vend më të madh në të ardhmen e tyre. Brezat e rinj në rajon kanë pritshmëri dhe ëndrra dhe është një mur i madh mes atyre që i ndjekin këto ëndrra dhe ndryshe i ndjekin shoqëritë europiane. Papunësia dhe mungesa e së ardhmes është një minë me sahat për të gjitha shoqëritë tona dhe vend ku mund të përfitojnë ato aktorë me axhenda radikale. Ne duhet t’i edukojmë të rinjtë në mënyrë që respektimi dhe mirëkuptimi i njëri-tjetrit, bashkëjetesa është një investim me të ardhme me prosperitet. Edhe kjo por jo pak e rëndësishme është angazhimi për të vazhduar në rrugën europiane e cila për rajonin tonë është i vetmi alternativë e besueshme. Doja të jepja një suport të madh për procesin e anëtarësimit të NATO për të gjitha vendet në rajon dhe doja të falenderoja liderët europiane  të cilët nuk kanë ndaluar se mbështeturi dhe për të gjithë mbështetjen përsa i përket tentativës për të filluar negociatat me Bashkimin Europian. -deklaroi Pendarovski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *