E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Pendarovski merr detyrën: Do t’i shtrij dorën opozitës për bashkëpunim 

Presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka marrë zyrtarisht detyrën. Pendarovski është betuar para deputetëve dhe përfaqësuesve më të lartë të institucioneve shtetërore e fetare, se gjatë mandatit pesëvjeçar do të respektojë Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, dhe se do të mbrojë sovranitetin e integritetin territorial të vendit.

 

“Publikisht e them dhe obligohem se do të jem president i të gjithëve. Në sferën politike, puna e parë që do të bëj, është shtrirja e dorës opozitës për bashkëpunim. E ndjej se përgjegjësia ime e parë si president është që të mbroj të drejtat dhe statusin e pakicës, pasi demokracia ekziston vetëm kur të gjithë të jenë të barabartë nga veprimet e pushtetit.”

 

Reklamë

Presidenti i ri tërhoqi vëmendjen per përplasjet e forta politike dhe pasojat e tyre

 

“Problemi më i madh ka qenë dhe mbetet sjellja e partive më të mëdha politike, të cilat shpeshherë pozicionin e tyre ndaj raporteve ndëretnike e kanë shprehur varësisht nëse janë në pushtet apo opozitë, andaj edhe për çdo veprim apo sjellje do të kërkoj përgjegjësi politike”.

 

Në fjalimin e tij, Pendarovski gjithashtu ka theksuar nevojën për ngritjen e ekonomisë së vendit dhe luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit, si dhe krijimin e kushteve për parandalimin e ikjes së të rinjve nga vendi.

 

Në seancën solemne kanë marrë pjesë presidenti Ilir Meta, homologu kosovar Hashim Thaçi, ai serb Alexandër Vuçiç, presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ministrat e Jashtëm të Greqisë dhe Malit të Zi, si dhe zyrtarë të tjerë të jashtëm.

 

Në postin e presidentit, Stevo Pendarovski zëvendëson Gjorge Ivanov, i cili për dy mandate drejtoi Maqedoninë e Veriut.

Më shumë video

Reklamë