Subscribe

Stevo Pendarovski, kryeson në garën për president në Maqedoninë e Veriut. Kandidati i 31 partive në pushtet të udhëhequr nga Lidhja Social-Demokrate, është shpallur fitues në raundi e parë të zgjedhjeve me një diferencë shumë të ngushtë kundrejt Gordana Siljanovskës të opozitës maqedonase.

 

Sipas të dhënave paraprake të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, nga 98 për qind të vendvotimeve të numëruara, Pendarovski ka fituar me një diferencë prej rreth 1 mijë votave, 316.716 apo 42,72% kurse Siljanovska 315.651 apo 42,58% për qind.

 

Ndërkohë që kandidati shqiptar, Blerim Reka, që ka mbështetjen e Aleancës për Shqiptarët ka fituar 76.697 apo 10,35%. Në zgjedhje kanë votuar 42.03 për qind nga rreth 1.8 milion qytetar me të drejtë vote.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *