Subscribe

Një grup të rinjsh, pjesë e programit “Lead Albania 2019” morën pjesë në aksionin e mbjelljeve të pemëve në tiranë, duke iu shtuar Parkut të Liqenit 29 fidanë të rinj.

 

Por kryebashkiaku Veliaj përshëndeti në veçanti angazhimin e tyre për nisma të tilla.

 

“Sa bukur që stina jonë e mbjelljeve shkon me një metaforë shumë të bukur të një mbjellje tjetër që ka ndodhur në Shqipëri, falë Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, që ka të bëjë me një fidanishte djemsh dhe vajzash super të talentuar të cilët kanë punuar në administratën shqiptare. Unë besoj se fidanishtja e vërtetë nuk janë pemët tona për statistikën e vitit, por janë djemtë dhe vajzat që janë mbjellë nga fondacioni në secilën ministri, bashki apo institucion.’

 

Të rinjtë e programit LEAD kanë qenë edhe pjesë e reformave të tjera të rëndësishme.

 

“Kam qenë i bekuar që me këta ‘fidanë’ të sponsorizuar nga AADF-ja, djem dhe vajza të shkëlqyer, punova në ministri ku bëmë disa reforma shumë të rëndësishme, si reforma e pensioneve, reforma e tregut të punës, reforma e zyrave të punës, reforma e hapjes së dosjeve, reforma e ndihmës ekonomike”

 

Bashkia e Tiranës synon ta kthejë në traditë angazhimin e të rinjve në gjelbërimin e kryeqytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *