Pema e Krishtlindjes e Venera Lumanit, do t’ju lërë pa fjalë

Kemi hyrë në periudhën më të bukur të vitit, në periudhën ku dritat shumëngjyrëshe dhe vitrinat festive duket se paralajmërojnë çdo ditë se Krishtlindjet dhe Viti i Ri janë më pranë se kurrë, në të vërtetë na ndajnë vetëm disa ditë prej dy festave.
Fëmijët janë ata që e përjetojnë më së shumti atmosferën që ndihet pothuaj në ajër, por jo më pak e përjetojnë edhe të rriturit që kanë edhe ‘’përgjegjësinë’’ e dekorimit të shtëpisë dhe pemës, simbolit të festës. Edhe shumë prej artistëve të dashur të showbiz-it shqiptar janë përfshirë nga magjia e festave dhe kanë filluar të zbulojnë që tani dekorimet e ambienteve ku jetojnë.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe Venera Lumani. Në një postim në Instasory, bukuroshja e muzikës live në kryeqytet ka zbuluar pak nga foleja e dashurisë me këngëtarin Lind Islamin, dhe neve na mbetën sytë në një vend: pema e Krishtlindjes.
Në qoftë se prisni diçka madhështore, me shumë ornamente, drita dhe shkëlqim, duhet të përballeni me një zhgënjim të vogël pasi pema e çiftit të artistëve s’është aspak e tillë. Madje është aq e vogël sa me zor bie në sy. Për më tepër shihni foton dhe gjykoni vetë./Living





