E shtunë, 14 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Pema bie mbi çadrën e kampingut/ Vdesin dy motra 3 dhe 14 vjeçe

Koha e keqë që përfshiu disa rajonë të Italisë ditën e dielë ka shkaktuar mes të tjerash edhe një tragjedi të vërtetë. Dy motra, 3 dhe 14 vjece kanë gjetur vdekjen pasi për shkak të stuhisë , një pemë e madhe zuri poshtë cadrën e kampingut që familja e tyre kishte vendosur në Marina di Massa .

Motra më e vogël Jannat Malak 3 vjece vdiq në vend ndërsa tjetrë Lassiri Malak vdiq në spital.

Reklamë

Ndërkohe motra e tyre me e madhe ndodhet në spital me dëmtime të konsiderueshme.

Në gjëndje shoku kanë përfunduar dy prinderit. Familja marokene jetonte prej shumë vitesh dhe ishin rezidente ( me dokumenta të rregullta) në Torino. Ata kishin vendosur të bënin disa ditë pushime në Partaccia, komuna e Massa-s, duke zgjedhur formën e kampingut disa ditor.

Tragjedia shokoi mbarë Italinë aq më tepër që vajza 14 vjece Lassiri Malik ishte kampione e JUDO-s për moshën e vet.

Ngushëllimet për tragjedine I bëri publikisht edhe kryeministri Conte.

Vazhdo të lexosh

Reklamë