Bashkia e Skraparit ka nderuar këtë të premte me titullin “Qytetar Nderi” profesor doktor Pëllumb Piperon. Me kërkesën e qytetarëve të Skraparit,Këshilli Bashkiak miratoi me unanimitet në 28 Maj 2020 dhënien e titullit “Qytetar Nderi” i Skraparit prof.dok.Pëllumb Piperos, me motivacionin “Për veprimtari të shquara profesionale dhe akademike përgjatë gjithë karrierës së tij në fushën e mjekësisë,vëçanërisht atë të sëmundjeve infektive si dhe për kontrrollin e çmuar profesional e publik në përballimin e situatës së pandemisë së shkaktuar nga Covid-19”. Në ceremoninë e organizuar mesditën e sotme përpara bashkisë së qytetit të Skraparit kanë qënë të pranishëm jo vetëm përfaqësues të pushtetit vendor por edhe deputetë,ministra,qytetarë të Skraparit si dhe kolegë e familjarë të Piperos.

Kryebashkiaku i Skraparit,Adriatik Memaj u shpreh:

 

“Në kohën më të vështirë që kaloi dhe po kalon vendi ynë për shkak të pandemisë Covid-19 dhe kur të gjithë ishin në gadishmëri për ti bërë ballë këtij armiku të padukshëm e të kthyer në një rrezik serioz për jetën e banorëve në gjithë globin,ishin bluzat e bardha,mjekët dhe infermierët ata të cilët të rreshtuar në frontin e parë të kësaj lufte dhe me punën e tyre,sakrificën,dashurinë për njerëzit,u shndërruan në heronjtë e vërtetë të përballimit të kësaj situate të pazakontë.”Profesor Pëllumb Pipero, me punën e tij në ndihmë të pacientëve të prekur dhe me këllishat e tij publike dhe të çmuara,u shndërrua në njeriun që përçonte qetësi e siguri tek qytetarët në mbarë vendin tonë. Ai ka qënë dinjitoz në çdo dalje të tij mbrëmjeve në televizione,ku qytetarët prisnin me padurim këshillat e tij.

 

Pas marrjes së titullit,prof.dok.Pëllumb Pipero u shpreh se, jo vetëm u emocionua por edhe u befasua për titullin e madh të qytetarit të nderit që mori nga Këshilli Bashkiak i Skraparit, me inisiativën e shumë qytetarëve dhe kolegëve të këtij qyteti.

 

“Është nder, obligim dhe përgjegjësi e madhe të kesh titullin “Qyterar Nderi” Skraparit, një qyteti që nuk i kanë munguar as burrat dhe as grate e shquar, as pedagogët, akademikët, mjekët, deputetët e ministrat. Kjo pandemi evidentoi shumë vlera të shoqërisë njerëzore, evidentoi solidaritet, mirëkuptim, përkushtim, respektim të normave të veçanta e shpesh të detyruara që nuk ishin të dashura por të domosdoshme. Në këtë pandemi unë dhe kolegët e mi kemi bërë thjesht detyrën dhe unë si pjesë e kësaj gjenerate mjekësh do të vazhdoj të bëj detyrën time të mjekut deri në fund”,-ka thënë Pipero.

 

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka lindur dhe është rritur në fshatin Lishanjë të rrethit të Skraparit,nga i cili u largua drejt fakultetit të mjekësisë pasi mbaroi shkollën 9-vjeçare dhe të mesme,me rezultate të shkëlqyera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *