E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 minutë më parë
Vendi

Pelikani kaçurrel, specia e rrallë, një pasuri e liqenit të Prespës

Pusteci është një prej potencialeve turistike ende të pazbuluara plotësisht në Shqipëri.

 

Pelikani kaçurrel, specia e rrallë e klasifikuar botërisht në rrezik zhdukje gjendet në këtë zonë. Në ujërat e liqenit të Prespës, që ndahen mes vendit tonë, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut shpendi i rrallë strehohet prej vitesh ndërsa mund të shihet me sy të lirë.

 

Reklamë

Janë mbi 1200 individë të këtij shpendi në gjithë liqenin ndërsa deri në 400 pelikanë kaçurrele që qëndronin në pjesën shqiptare të ujërave të Prespes brenda së njëjtës ditë janë evidentuar nga specialistët e së fundmi një shteg turistik buzë liqenit në Pustec ka marrë emrin e këtij shpendi.

 

Pusteci llogarit mijera vizitorë çdo vit ndërsa krahas bukurive të tjera gjatë periudhës së ngrohtë të vitit mund të vëzhgohet edhe Pelikani kaçurrel.

Vazhdo të lexosh

Reklamë