E premte, 6 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Pelikani kaçurrel “pushton” Divjakën

Karavastaja është zona më e rëndësishme për shpendët në Shqipëri. Një ndër më të rrallët në këtë lagunë është pelikani kaçurrel, simboli i Parkut Kombëtar të Divjakës. Por me vënien në zbatim të moratoriumit dy vjeçar të gjuetisë, pelikani kaçurrel ka filluar të shumohet. Drejtori i administratës për zonat e mbrojtura ne Fier Ardian Koçi, thotë se ka nisur një projekt për t’i mbrojtur shpendët e rrallë nga dëmtimi. Aktualisht në lagunën e Karavastasë numërohen rreth 250 pelikanë, ndërsa rreth 50 çifte janë në fazën e riprodhimit. Kjo zonë strehon gjatë gjithë vitit mbi 245 lloje shpendësh, nga 330 të vrojtuara në të gjithë Shqipërinë.

 

 

Më shumë video

Reklamë