Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
23 August 2026
Vizion fokus

“Jemi më të përgatitur”, Irani paralajmëron për luftë të...

Pukë/ Policia i afrohet parcelës me kanabis, i armatosuri...

Përmbytje dhe stuhi në Spanjë, 7 të plagosur dhe...

Kërcënimi amerikan për Iranin, Teherani thotë se bllokada ekonomike...

Tragjike! Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron...

Putin paralajmëron kundërpërgjigje ndaj ekonomisë ukrainase: Kievi hapi ‘kutinë...

“Më ço në spital”/ DJ i klubit dëshmon për...

Dëshmojnë shokët e turistit portugez, rrëzojnë pretendimet e Sokrat...

DOSJA HETIMORE/ Gjashtë minutat e fundit të portugezit, viktima...

Hoxha: Bashkërendim i përpjekjeve për adresimin e nevojave konkrete...

Peleshi viziton Shkollën e Trupës në Bunavi: Kampus i ri për Akademinë e FA, gati të presim stërvitjen “Defender 2023”

9 Nëntor 11:13

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi vizitoi mjediset e Shkollës së Trupës në Bunavi, ku bisedoi me studentë të vitit të parë si dhe ndoqi disa orë stërvitore.

 

Gjatë fjalës së tij, ministri Peleshi u tregoi rekrutëve të rinj për ambiciet e qeverisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes për modernizimin e Forcave të Armatosura që së pari ka nisur nga Akademia e FA. Z.Peleshi bëri të ditur se tashmë kanë nisur diskutimet me njërin nga institucionet kampion të edukimit siç është Akademia ushtarake e West Point në SHBA, nga i cili do të adoptohen modelet, standardet dhe arritjet edhe në Akademinë e FA. Po ashtu ministri Peleshi tregoi edhe projektet që janë në funsksion të kësaj akademie.

 

“Një kampus i ri nga fillimi, në një sipërfaqe të dedikuar për të do të fillojë ndërtimin nga viti që vjen. Jemi gati me projektet, jemi gati me planin, jemi gati me buxhetet edhe projektbuxheti i këtij viti na e ka dhënë të gjithë hapësirën për të ndërtuar nga e para me një standart shumë të lartë europian kampusin, klasat, hotelerinë dhe gjithë infrastrukturën tjetër në mbështetje të aktivitetit tuaj. Ne do ta bëjmë institucionin e Akademisë së FA një institucion model edhe për institucionet e tjera të edukimit të lartë, ndaj po hapim dhe dimensione të tjera përveç atij tradicionalit”, u shpreh z.Peleshi.

 

Ministri i Mbrojtjes vuri në dukje vlerësimet që Forcat e Armatosura shqiptare kanë marrë nga vendet partnere të NATO-s, ndaj edhe Shqipëria mund të bëhet sërish vendi mikpritës i stërvitjes më të madhe “Defender” në vitin 2023.

 

“Jemi anëtarë të denjë në NATO, kemi përfaqësuar vendin tonë, një vend të vogël me burime të kufizuara, por me shpirt të madh në misione ndërkombëtare duke fituar një emër të mirë në rradhët e NATO-s. Unë dëgjoj vetëm fjalë të mira në takimet, në samitet e NATO-s, ministerialet e NATO-s, ministerialet rajonale për përfaqësimin e vajzave dhe djemve shqiptarë në botë, në misionet ndërkombëtare. Këtë vit patëm shansin të integrohemi në një shkallë më të gjerë, në stërvitjen më të madhe të zhvilluar në 30 vite në rajonin tonë “Defender ’21”. Pas dy vjetësh me shumë mundësi “Defender ’23” do të ketë si vend pritës Shqipërinë. Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme e juaja për t’u ballafaquar me forca të tjera të ushtrive të tjera, për t’u integruar me ta, për të rritur ndërveprueshmërinë edhe për të fituar mbi të gjitha besim se dhe një vend i vogël si Shqipëria mund të luajë një rol të madh”, u shpreh ministri Peleshi.

 

Duke u uruar mirëseardhjen në FA rekrutëve të rinj, ministri Peleshi tha se edhe procesi i rekrutimit do të ngrihet në një nivel tjetër, në mënyrë që të përthithen sa më shumë djem e vajza nga rinia shqiptare.

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
Bunavi Defender 2023 Peleshi Ushtri

Nga e njëjta kategori

Pukë/ Policia i afrohet parcelës me kanabis, i armatosuri arratiset në mal

më shumë...

“Më ço në spital”/ DJ i klubit dëshmon për vrasjen në Ksamil: Autori hodhi thikën para se të arratisej

më shumë...

Dëshmojnë shokët e turistit portugez, rrëzojnë pretendimet e Sokrat Vatës se thikën e kishte 20 vjeçari

më shumë...

DOSJA HETIMORE/ Gjashtë minutat e fundit të portugezit, viktima u fut në det për t’i shpëtuar sherrit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:05

Molla para gjumit, ja përfitimet që sjell...

10:51

“Jemi më të përgatitur”, Irani paralajmëron për...

10:10

Pukë/ Policia i afrohet parcelës me kanabis,...

10:04

Mbrëmje poetike në Elbasan! Promovohen autorët vendas,...

9:55

Nëse doni të kujdeseni për zemrën, ekspertët...

9:17

Përmbytje dhe stuhi në Spanjë, 7 të...

8:32

Kërcënimi amerikan për Iranin, Teherani thotë se...

8:20

Tragjike! Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë...

8:12

Arrat mund të ulin rrezikun e tensionit...

7:54

Putin paralajmëron kundërpërgjigje ndaj ekonomisë ukrainase: Kievi...

7:25

“Më ço në spital”/ DJ i klubit...

6:33

Dëshmojnë shokët e turistit portugez, rrëzojnë pretendimet...

6:30

DOSJA HETIMORE/ Gjashtë minutat e fundit të...

5:55

“TikTok” gjobitet 400 mln dollarë! SHBA e...

5:31

Hoxha: Bashkërendim i përpjekjeve për adresimin e...

5:24

Presidenti Begaj në San Marzano di San...

5:21

Mirditë/ Plas tubi gjatë furnizimit me ujë...

4:49

Rama ironizon “çlirimtarët” e Sazanit: Revolucionarët e...

4:33

Momente paniku në Seman! Rojet bregdetare shpëtojnë...

4:23

Berisha akuzon Ramën për bashkitë: Kërkon më...

Më të klikuarat

  • “Më shau nga nëna, më qëlloi thikë në këmbë”, sh...
  • Tragjike/ Ariu tërheq zvarrë nga tenda e kampingut dhe vret...
  • Dëshmojnë shokët e turistit portugez, rrëzojnë pretendimet e...
  • U kap në flagrancë nga droni duke ndezur zjarr, arrestohet 6...
  • E rëndë në Kosovë/ Po luante me kallashnikov, i mituri qëllo...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.