E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Peleshi: Veteriner në cdo njësi për më shumë siguri ushqimore

Ministri Peleshi duke folur nga Shëngjergji në Tiranë, ka bërë të qartë se reforma e nisur në shërbimin veterinar është shumë e domosdoshme, veçanërisht tani në këtë fazë, pasi ajo do të japë mundësinë e një funksionimi sistemit zinxhirit të sigurisë ushqimore, nga ferma në tavolinat tona.

 

Mbivendosja e veterinerëve të institucioneve të ndryshme, ka sjellë deri tani një çoroditje, duke shkaktuar një handikap në këtë sektor.

 

Reklamë

Kjo reformë I con të gjitha kompetencat e kontrollit AKU dhe shërbimit veterinar, mirëqenien e kafshëve.

 

 

“Ne jemi duke bërë një reformë në shërbimin veterinar. Kemi veterinerë të Bashkisë, veterinerë të AKU-së, veterinerë të Shërbimeve të Drejtorive të Bujqësisë, kemi klinika veterinare private. Kemi dhe veterinerë autonomë. Të gjithë këta kanë role të ndryshme për të luajtur, por vende –vende mbivendosen me njëri- tjetrin. “

 

Sipas ministrit Peleshi, bashkitë nuk do të merren më me shërbimin veterinar, duke ia lënë këtë kompetencë drejtorisë së re të shërbimit veterinar, e cila do të merret me shëndetin e kafshëve.

 

Ministri është shprehur se kjo reformë, ndër të tjera, do të ketë dhe një impakt në punësim, për arsye se, sipas strategjise të re në kuadër të reformës në shërbimin veterinar, çdo njësi administrative në vend, duhet të ketë të paktën një veteriner, që do të mbulojë zonën dhe problemet që mund të lindin ose hasen, duke filluar që nga matrikullimi, bërja e vaksinave etj. Do të jenë këta veterinerë, përgjegjës kryesorë për mbarëvajtjen e këtyre proçeseve.

Më shumë video

Reklamë