Niko Peleshi në cilësinë e deputetit por dhe të koordinatorit politik të PS për Qarkun e Korçës ka publikuar një urim motivues për kryebashkiakun Sotiraq Filo.

 

Në një postim në “Facebook”, Peleshi shprehet se nga sot bashkia fillon programin e ri të zhvillimit të shpejtë ekonomik për zhvillimin e qytetit Korçë ndërsa thekson se do të jetë gjithmonë një hap përpara qyteteve të tjera.

 

“Me kryetarin e rizgjedhur z.Sotiraq Filo, nga sot fillojmë programin e ri të zhvillimit të shpejtë ekonomik për Bashkinë Korçë. Turizëm, agroturizëm, bujqësi, agropërpunim por edhe industritë e reja të Informacionit dhe komunikimit janë në programin e kryebashkiakut për vitet në vazhdim. Duhet të jemi gjithmonë një hap përpara, gjithmonë të parët, siç i ka hije Korçës”

 

Ai I ka uruar suksese në këtë mandat edhe kryetarit të Këshillit bashkiak Erion Nexhipi si dhe 41 këshilltarëve të Këshillit bashkiak Korçë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *