Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka monitoruar nga afër situatën e shkaktuar nga përmbytjet në Kallmet të Lezhës.

Peleshi tha se për shkak edhe të stopimit të reshjeve, por edhe punës së mirë të bërë në këto vite situata paraqitet e qëndrueshme.

 

Siç e shikoni kanë stopuar reshjte ashtu siç e prisnim dhe e paralajmëruam që dje. Ditën e djeshme është punuar, sepse situata që shikoni sot është totalisht e ndryshme nga ajo që ishte dje. Këtu ku jemi niveli i ujit është tërhequr. Kjo tërheqje e nivelit të ujit dhe ky përmirësim i situatës së përmbytjes duhet ta them që vjen nga puna e bërë shumë mirë në këto vitet e fundit për pastrimin e kanaleve ujitëse e kulluese. Pra, tërheqja e shpejtë e ujit, kur reshjet pushojnë tregon se këto që këto investime funksionojnë dhe dua të përshëndespushtetin vendor, bashkinë, kryetarin e bashkisë dhe prefektin që po punojnë shumë mirë.

 

Peleshi tha se ulja e intesitetit të reshjeve është lajm shpresëdhenes në mënyrë që edhe ato zona që janë problematike të marrin frymë thellë. Ai bëri edhe një rezyme të situatës nga Shkodra në Vlorë dhe Memaliaj.

 

Ne kemi ngritur së bashku me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile me zotin Haki Çako alertin për të gjithë shtabet e bashkive dhe prefekturavetë cilat sot janë funksionalek, janë gjithë kohës në krye të detyrës dhe vazhdojnë të jenë, sepse situata e tanishme e reshjeve nuk do të jetë kështu në ditët në vijim. Nga pasditja dhe ditët që pasojnë do të ketë reshje, vende-vende do të jenbë me intensitet më të lartë, por ne shpresojmë edhe sipas përllogaritjeve tona që ulja e intensitetit të reshjeve edhe gjatë ditës së sotme do të na krijojë rezervën që kur të na shtohen reshjet, të cilat arrijnë pikun në datën 11, të kemi rezervë për të mos patur përmbytje të mëdha.Nga këtu do të shkojmë në Shkodër. Edhe aty është e njëjta situatë. Reshjet kanë ndaluar. Situata është drejt përmirësimit. Dua ta them që më e rëndësishmja janë jetët njerëzore, të cilat nuk kanë qenë të kërcënuara në asnjë moment. Në qarkun e Shkdorës kemi patur 2-3 evakuime, kemi prezente Forcat tona të Armatosura, Forcat tokësore të Komandës mbështetëse dhe në të gjithë qarqet e rrezikuara të vendit janë rreth 260 forca të specializuara nga FA në mbështetje të shtabeve vendore si dhe mbi 1200 forca të tjera të angazhuara. Rreth 1500 forca të tjera janë angazhuar nga shtabet e bashkive. Pra, prezenca jonë është e lartë. Nuk rrezikojmë jetë njerëzish, nuk rrezikojmë familjet tona, por duhet të ruajmë sa më shumë aksesin, kalueshmërinë. Siç e shikoni këtu, një kontigjent prej 15 forcash është duke punuar për të riparuar një çarje që filloi dje dhe po rehabiliton aksin rrugor. Një informacion për jugun, ndonëse jemi në very, sepse meraku është te Vjosa. Në rrugën e Vjosës kemi ulje të ndjeshme të ura e Mifolit, rreth 50 cm ka rënë sot gjatë natës dhe paradites së sotme. Ndërsa treguesi gjithmonë i frikshëm është në Memaliaj, ku ka rënë nga 5.4 metra që ka qenë dje, sot ka rënë në nivelin 4 metra, pra ka një tërheqje të ndjeshme, gjë që reflektohet pozitivisht pastaj edhe në urën e Mifolit dhe ul rrezikun pastaj për përmbytje nga Vjosa.

 

I pyetur mbi rrezikun që I kanoset dhjetëra banesave në qarkun e Lezhës, Ministri shtoi:

 

Në qytetin e Lezhës kemi patur një rrëshqitje masive. Është evakuuar një familje për shkak të kësaj situate. Siç e thashë prezencë uji jo vetëm që ka toka bujqësore, por edhe në oborret e familjeve, por nuk ka familje të izoluara apo të kërcënuara. Për çdo rast, nuk e urojmë, por ju bëjmë të ditur që kemi mjete dhe forca të shumta për t’ju gjendur pranëfamiljarëve. Në momentin që flasim nuk ka rrezik jete dhe kërcënim të sigurisë së familjarëve tanë nuk ka në asnjë zonë.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *