E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Peleshi pezullon ushtarakët/ Vendimi pas zbulimit të parcelës së kanabisit në repartin e Zall Herrit

Pas arrestimit te ushtarakëve të repartit të Zall Herit brenda të cilit u gjetën disa bimë narkotike ka reaguar dhe Ministria e Mbrojtjes.

 

Reklamë

Ministri Niko Peleshi ka njoftuar se menjëherë të gjithë personat përgjegjës janë pezulluar nga detyra.

 

Bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Ushtarake ka bërë të mundur evidentimin dhe më pas asgjësimin e 125 bimëve kanabis, të cilat ishin kultivuar në një zonë të pyllëzuar, në territorin e zonës ushtarake të Zall Herrit.

 

“Dënojmë me forcë çdo aktivitet të kundërligjshëm. Inkurajojmë organet ligjzbatuese të bëjnë detyrën në çdo rast”, shprehet ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë