Subscribe

Për ministrin e bujqësisë Niko Peleshi protestat e paralajmëruara te opozitës janë pa kauzë. Sipas tij vendi ka nevojë për politikë dhe jo për luftë.

 

“Ka shume kauza dhe arsye per t’i lëne institucionet te punoje, me shume se sa nje proteste pa kauzë, vendi ka nevoje per nje fillim te ri ne politiken shqiptare. Vendi ka nevoje per nje politike,qe nuk e gjen suksesin përmes zjarrit dhe luftës pa kompromis, por e gjen suksesin përmes ndërtimit te axhendave te përbashkëta, per çështjet madhore te vendit.”

 

Sipas ministri te bujqësisë Peleshi, vendi është ne prag te hapjes se negociatave e për këtë arsye duhet të ecet përpara me reformat.

 

“Jemi ne prag te hapjes se negociatave me BE,kemi per te miratuar disa reforma,qe nuk mund te jene partizane,si reforma zgjedhore apo reforma ne drejtësi, te cilat nuk mund te ecin si duhet, nese nuk ka fryme bashkëpunimi. Jam i bindur qe kjo nuk është rruga e duhur dhe ajo qe kërkojnë shqiptaret. Sot duhet te gjejmë forca, si opozita, ashtu edhe maxhoranca, per te bere ate qe nuk është bere me pare, duke u ulur ne tavoline, per te përcaktuar disa prioritete, te cilat duhet t’i përjashtojmë nga axhenda politike e ditës.”

 

Deklaratat ministri Peleshi, i bëri gjatë një aktiviteti te fëmijëve me aftësi ndryshe në Korçë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *