E diel, 27 Shtator 2026 Serial deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Eat And Traditë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Peleshi, mesazh votuesve: PS është partia e zgjidhjeve! Na besoni

Drejtuesi politik në Qarkun e Korçës, Niko Peleshi ka vënë sërish theksin tek kërkesa e tij drejtuar votuesve që të mbështesin PS-në zgjedhjet e 25 prillit.

Besimi për një mandat të tretë, sipas Peleshit, është një garanci për të ecur drejt rrugës së nisur për më shumë rritje ekonomike dhe punësim.

Mes të tjerash, ai përmedi Korçën si shembull suksesi të ndryshimeve përmes punës.

“Unë kam vendosur ta bëj me ju pjesën tjetër të rrugëtimit të Korçës, sepse së bashku e kemi filluar në 2007, së bashku kemi ecur dhe ju më keni mbështetur. Në 25 prill është përballë partia e problemeve, nga ana tjetër është partia e zgjidhjeve, sepse Partia Demokratike sa herë ka ardhur në pushtet është bërë problemi i shqiptarëve jo zgjidhja. Ne premtuam punësim për mandatin e ardhshëm dhe e premtojmë të bazuar në një qytet që është kthyer vëmendja e shumë investitorëve, është kthyer interesi i të rinjëve korçarë që kanë studiuar në Tiranë apo jashtë shtetit për t’u kthyer dhe për të jetuar këtu. Ne po ndërtojmë qendrën e teknologjive të reja në qendër të qytetit. Pra do të hapim vende pune që duke jetuar në Korçë, mund të bësh shërbime përmes internetit. E kemi projektuar këtë rrugë prej kohësh kemi bërë gjysmën e rrugës dhe tani së bashku do të bëjmë pjesën tjetër që është pjesa më e bukur dhe më e rëndësishme e rrugës sonë. Ndaj edhe një herë ju ftojmë që së bashku të votojmë Partinë Socialiste, të votojmë partinë e zgjidhjes jo partitë e tjera që janë parti që janë bërë problemi mbrapa qafës për shqiptarët për shumë vite.”

Vazhdo të lexosh