Në takim me banorët e zones në Dishnicë dhe Barc, kandidati për deputet I qarkut Korcë, Niko Peleshi, kërkoi mbështetje për një tjetër mandat qeverisës, mandat që sipas Peleshit do të jetë zgjidhja e të gjitha problemeve të mbetura.

 

Ai kujtoi edhe një herë sforcot që qeveria Rama është dashur të bëjë në dy mandatet e para ndërsa tani Shqipëria nuk ka kohë për të humbur por duhet të ecë drejt vizioneve të zhvillimit ekonomik.

 

 “Ne jemi mësuar që të bëjmë fushatë me punë. Punët e mëdha dhe shumë punë të vogla janë mbyllur kështu që kryetari i bashkisë është i fokusuar me punët e fshatit më tepër. Ne kemi qeverisur për një mandat e gjysëm le të themi me projekte për zhvillim dhe një gjysëm mandate për të menaxhuar krizën. Mandati i tretë është një mandat i punëve të mira, të mëdha dhe në bashkinë tonë është në punët e fshatit. Fokusi jonë është në fshat. Në 25 prill ne jemi zgjidhja ata janë problemi. Ata janë problemi i të gjithave që ne po mundohemi të zgjidhim. Që nga ligje të gabuara që nuk të lejonin të rregjistroje tokën bujqësore. Këto janë probleme të politikës dhe jo të njerzve. Tani shumë punë janë bërë atje, është bërë paketa ligjore e plotë.”

 

Niko Peleshi ëshjtë drejtuesi politik i PS për zgjedhjet e 25 prillit në Korcë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *