Takimet elektorale për zgjedhjet e 25 prillit vijuan në njësitë administrative të Bashkisë Korçë.

 

Drejtuesi politik i qarkut për partinë Socialiste, Niko Peleshi në takimet e zhvilluara në fshatrat Bulgarec dhe Vinçan e vuri theksin tek zhvillimi që ka pasur Shqipëria përgjatë këtyre tetë viteve, dhe ky është momenti për të çuar përpara këtë zhvillim dhe jo për t’u kthyer pas.

 

Për këtë arsye ministri i Mbrojtjes kërkoi besimin e popullit për të ndërtuar të shëndoshë ekonominë familjare.

 

“Në këto zgjedhje ne shkojmë për një mandat të tretë. Do të jetë një mandat historik pasi për herë të parë një forcë politike merr tre mandate. Në këto tetë vite ne, Partia Socialiste kemi zgjidhur probleme vit pas viti. Shqipëria jo vetëm që nuk ka kohë për të humbur, por Shqipëria duhet të eci para, shumë shpejt. Për këto arsye ne shkojmë për një mandat të tretë pasi përmes këtij mandati ne nëse garantojmë 73 deputetë hyjmë në qeverisje pa pasur nevojë të marrim parti të tjera. Të realizojmë projekte më madhore, në qytet po e po por edhe në fshatra madje edhe në fshatrat më të largëta. Tani ne jemi në momentin që të flasim për probleme të tjera jo për ato bazike. Jemi në momentin që të flasim për probleme që lidhen me fuqizimin ekonomik. Shpresoj që një nga lajmet e mira është ura e Vinçanit që besojmë se do e realizojmë shumë shpejt. Meqënëse jemi tek mbajtja e fjalës unë besoj se ne e meritojmë një mandat të tretë. Në të kaluarën ne kemi patur një qeveri që i shikonte bashkitë politikisht. Ne tani bëmë 750 projekte për rilindjen urbane dhe e bazojmë kërkesën për votë tek arritjet. Ne nuk dimë të bëjmë ndryshe. Ne dimë të flasim me qytetari dhe gjuhën e problemeve dhe të halleve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *